Në Stublinë të Gjilanit është një urë e dëmtuar që vozitësit po frikësohen të kalojnë mbi të, njofton “Klan Kosova”.
Në gjendje më të mirë nuk është as rruga, të cilën u munduan sadopak ta rregullojnë mërgimtarët me mjete të tyre.
Një grup i mërgimtarëve ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, për shkak të rrugës së dëmtuar, përcjell albinfo.ch.
Madje, ka pasur edhe të tillë që e kanë braktisur fshatin për shkak të rrugës, kurse disa të tjerë nuk e shfrytëzojnë fare, derisa të tjerë gjejnë alternativa të tjera të rrugës.