Pritje të gjata ka pasur mbrëmë në kufirin e Merdarit dhe Dheut të Bardhë për të lëshuar vendin. Pritjet dhe kolonat ishin mbi 1 orë.
Albinfo.ch raporton se pritja në mëngjesin e sotëm është mes 30-50 minuta në dalje të pikës Merdar dhe 30-45 minuta të pikës Dheu i Bardhë.
Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur me kolona të gjata.
Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet më të mëdha janë në këto dy pika.
