Diaspora shqiptare ka qenë dhe po vazhdon gjithmonë në mbështetje të vendlindjes, veçmas të familjeve në nevojë, me standart jo të mirë të jetesës, transmeton albinfo.ch.
Bordi drejtues i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Teksas, në bashkëpunim me organizatën “Iniciativa e Femrës Kosovare – IFK”, janë organizuar duke ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 55 familje me nevojë në vendlindje, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Albinfo.ch