Para ambasadës së Kosovës në Stokholm, kanë protestuar një numër i kosovarëve që jetojnë në Suedi.
Protesta është organizuar kundër ndarjes së Kosovës.
“Hashim ik, jo ndarje, dorëheqja nuk mjafton”, janë thirrjet në disa nga parullat që ata i kanë mbajtur gjatë protestës. Janë shprehur të shqetësuar me politikën aktuale në Kosovë dhe siç thonë janë kundër veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj. “Politikat e tyre janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bashkatdhetarëve.