Bashkatdhetarët që ishin për të vizituar familjet e tyre në Kosovë me rastin e festave të fundvitit kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë, raporton albinfo.ch.
Me këtë rast, kanë filluar të krijohen edhe kolona në pikat kufitare.
Fluksi në kufi ka filluar të shtohet në dalje të Kosovës, ndërsa pikat më të ngarkuara aktualisht janë ajo në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Medar pritjet për të dalë nga Kosova shkon deri në 30 minuta, te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë deri në 20 minuta.
