Pavarsisht situatës epidemiologjike në Kosovë, rritjes së numrit të rasteve dhe “vijave të kuqe” që kanë vendosur shumë shtete ndajë Kosovës, këtë të shtunë është parë një numër i madhe i bashkëatdhetarëve që kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Shtete të shumta kanë vendosur si kriter në hyrje/dalje që kosovarët të izolohen për 14 ditë si të hyjnë në territorin e tyre, në mesin e tyre është edhe Zvicra dhe Gjermania.
Ndërsa vendet rajonale, si Mali i Zi dhe Maqedonia kanë vënë si kriter testin e Covid-19 negativ në mënyrë që të hyjnë në territorin e tyre.
Por si duket kjo nuk i ka penguar mërgimtarëve për ta vizituar atdheun.
Kujtojmë se aeroporti “Adem Jashari” ka qenë i mbyllur thuajse dy muaj për shkak të pandemisë në Kosovë.