Për dallim nga hyrjet e pikave të Kosovës që nuk janë të gjata, daljet raporohen të gjata.
Ndryshe nga disa ditë më parë, në dalje situata është më e rëndë, pasi pritjet janë deri në 7 orë e gjysmë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në mijëra metra, transmeton albinfo.ch.
Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, daljet shkojnë deri në 15-20 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.
Te Dheu i Bardhë daljet janë deri në 35-40 minuta.
/Albinfo.ch
