Pritje po vazhdojnë në kufirin e Merdarit për dalje, raporton albinfo.ch.
Në pikën Dheu i Bardhë raportohet se pritjet janë deri në 40 minuta në dalje.
Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur deri në 5 orë vonesa në ditët e kaluara, edhe pse mbërritja e tyre në kufi ka qenë e hershme.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare, sot pritjet në pikëkalimin në Merdar po zgjasin 70-80 minuta.
Në këtë pikë për të hyrë në Kosovë duhen 10 minuta. /Albinfo.ch