Familja Kallaba nga Rogoçica e Kamenicës është bërë me shtëpi. Kjo familje më parë jetonte në kushte të vështira, por falë vullnetit të mirë të mërgimtareve nga Kanadaja u bënë me kulm mbi kokë, raporton “RTV 21”.
Mërgimtaret nga Kanadaja janë shprehur se nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë edhe familje të tjera, përcjell albinfo.ch.
Edhe familjarët janë shprehur shumë falënderuar për mërgimtaret nga Kanadaja që u kanë ndihmuar.
Kjo ndihmë është realizuar edhe falë Shoqatës Humanitare Feniks nga Ferizaj, që vazhdon të ndihmojë familjet që kanë nevojë në Kosovë, duke bërë një punë të madhe.