Mërgim Vojvoda pritet të jetë lojtari i radhës i Mouscronit që mund t’i bashkohet Standard Liegeit.
Lajmin e ka bërë publik “Sudpresse”, që shkruan se Standardi dhe Mouscroni e kanë arritur marrëveshjen mbi transferimin e Mërgim Vojvodës, dhe ajo pritet të bëhet zyrtare shumë shpejt, transmeton albinfo.ch.
Te Standardi, nga skuadra e Mouscronit, ku aktualisht luan mbrojtësi i djathtë i Përfaqësueses së Kosovës, Vojvoda, pritet t’i transferojë edhe dy futbollistë.
Në 38 ndeshje, në të gjitha garat sivjet, Vojvoda ka shënuar një gol e një asistim.