FC Red Bull Salzburg vazhdon hapin e sigurt drejt mbrojtjes së titullit kampion në raundin e 25-të të Bundesligës së Austrisë. Kampioni austriak arriti të fitoj me një rezultat të ngusht 2-0 ndaj skuadrës LASK.
Kjo fitore u arrit falë golave të shënuar nga futbollisti kosovar, Mergim Berisha (87) dhe Noah Okafor (93).
Berisha me këtë rast ka arritur të shënojë golin e 10-të për Salzburgun, në ligën e parë austriake dhe 17-të gola në krejt garat.
Salzburg gjendet në vendin e parë me 35 pikë, nëntë pikë më shumë se vendi i dytë Rapid Wien