Mergim Berisha është duke shkëlqyer te skuadra e tij, Red Bull Salzburg.
Berisha bëri paraqitje shumë të mirë me lojën e tij të fundit kundër Lokomotives së Moskës.
Ai realizoi dy gola në fitoren 1:3 të austriakëve, shkruan albinfo.at.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova me këtë rast është kandidat për t’u shpallur lojtar i javës në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Champions League.
Futbollisti i Red Bull Salzburg është në konkurrencë me Olivier Giroud, İrfan Can Kahveci dhe Romelu Lukaku.
Ju mund ta votoni preferencën tuaj KÊTU .