Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha ka arritur sukses të madh, duke e fituar Ligën e Kampionëve për të rinj, shkruan albinfo.ch.
Berisha me skuadrën e tij, Salzburg ka mundur në finale Benficën me rezultat 2:1
Sulmuesi shqiptar në këtë turne shumë të rëndësishëm ka shënuar shtatë gola e ka bërë edhe katër asistime.
Berisha ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane, por edhe të Kombëtareve si Gjermania, Austria, Kosova e Shqipëria.
Futbollisti ende nuk ka bërë të ditur se në cilën skuadër e kombëtare do ta vazhdojë karrierën.