Përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria bashkëbiseduan me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Gjermani për mundësitë që mërgimtarët të ruajnë lidhjet kulturore dhe gjuhësore me vendet e prejardhjes, si dhe se si ata mund të kontribuojnë përtej dërgesave të parave për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve, shkruan “Deutche Welle”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë se diaspora deri më tani ka luajtur rol kyç në zhvillimin e Kosovës, me më shumë se 700 milionë euro në remitenca, si dhe në shumë projekte për punësimin e të rinjve, përcjell albinfo.ch.
Ai pret që diaspora edhe më tutje të kontribuojë për zhvillimin e Kosovës, derisa u premton lehtësira atyre që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.