Në një ceremoni të thjeshtë, por shumë emocionuese, Shoqata “Kaçaniku” nga Zvicra e nderoi Hebib Shehun (agën Bib) me çmimin “Për kontributin e tij jetësor të dhënë në çështjen e atdheut”.
Edhe pse ka dhënë kontribut të madh për çështjet e atdheut, veç tjerash ka qenë futbollist dhe trajner i parë i Përfaqësueses të Kosovës, Shehu nuk është nderuar nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut, apo Ministria e Sportit e Kosovës ose Federata e Futbollit e Kosovës, Shehu .
Ai veprimtarinë e tij patriotike e ka nisur nga vitet ’60, kurse i mungon edhe mirënjohja nga Presidenti i Kosovës.