Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se në disa prej pikave kufitare në dalje të Kosovës, po vazhdojnë pritjet e gjata.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje të Kosovës në Merdarë dhe Muçibabë, me nga 40 minuta, transmeton albinfo.ch.
Te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje pritjet shkojnë deri në 20 minuta.
Pritje nga 10 deri në 15 minuta janë regjistruar edhe në Bërnjak.
Në pikat e tjera kufitare nuk janë regjistruar pritje në hyrje ose dalje të Kosovës.