Sipas drejtorit ekzekutiv të koncernit të dh gjerman të automjeteve, Mercedesit, Ola Källenius, konkurrenca midis prodhuesve të automjeteve në Kinë do të mbetet shumë e ashpër në planin afatgjatë.
Ai deklaroi në Panairin e Automobilave në Pekin se nuk pritet lehtësim i situatës. Prandaj, Mercedesi nuk synon të fitojë pjesë të tregut përmes çmimeve më të ulëta, por të përqendrohet në inovacion, ka thënë ai.
Kompania është e përgatitur të shesë më pak automjete në segmentet me çmime më të ulëta nëse ato nuk janë ekonomikisht të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, prodhimi duhet të jetë më i lokalizuar për të ulur kostot.
Zhvillimet nga Kina, të tilla si dixhitalizimi dhe drejtimi i automatizuar, mund të zbatohen edhe në të gjithë botën në të ardhmen.