Mercedesi po planifikon të nisë vitin e ri me një studio të re të dizajnit në jug të Francës.
Rreth 50 dizajnerë të kompanisë do të vendosen në ndërtesën moderne e cila është e vendosur në Cote d’Azur.
“Në lokacionin tonë të ri, ne do të përcjellim trendet dhe pajisjet e nevojshme në botën digjitale dhe analoge për t’i integruar ato në veturat tona”, ka thënë shefi i Daimlerit, Gorden Wagener.
“Qendra e re do të jetë e përsosur për ndërlidhjen mes të gjitha disiplinave dhe do të jetë unike”, ka shtuar më tej ai, shkruan Motor1, transmeton Albinfo.ch.