Neglizhimi i Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur masa kufizuese në frenimin e përhapjes së koronavirusit në fillim të pandemisë, cilësohet një nga dështimet më të rënda të shëndetit publik, thuhet në një raport të ligjvënësve britanikë.
Sipas raportit, qasja e qeverisë britanike ishte që të menaxhonte situatën nëpërmjetit imunitetit të tufës duke u infektuar njerëzit.
Por, kjo shkaktoi humbje të mëdha njerëzish, pasi izolimi i parë u vendos shumë vonë.
“Ky është një nga dështimet më të mëdha të shëndetit publik që Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar ndonjëherë”, thekson raporti, i cili përfshin masat e marra në Angli dhe jo në Wales, Skoci dhe Irlandën e Veriut.