Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla është ftuar nga homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi për të vizituar Izraelin dhe siç tha ajo për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës e Izrelit në Jerusalem.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook.
“Pranova ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, shkruan Haradinaj-Stublla.
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/165965738482827