Banka Qendrore e Kosovës thotë se ndër sfidat më të mëdha që ka vendi është ajo deficiti tregtar. Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQZK-së, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundvitit ka thënë se megjithatë vendi ka pasur rritje ekonomike për 4.4%, transmeton albinfo.ch .
Sipas tij në rritjen ekonomike kanë dhënë investimet publike në vlerë 519.3 milionë euro, ose 9 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas tij, nivel të ngjashëm ka pasur edhe rritja e investimeve të huaja që ka arritur vlerën prej 201.5 milionë euro. Ai po ashtu ka thënë se bankat që operojnë në vend kanë shënuar një performancë të mirë duke ndikuar edhe në zhvillim ekonomik.
Ndërsa vlera e përgjithshme e depozitave sipas tij, për periudhën raportuese deri në nëntor 2017 ka arritur mbi 3 miliardë euro.