Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi për gjatë gjithë sezonit nuk ka treguar lojë të mirë tek Freiburgu, mirëpo sa herë që iu është dhënë rasti ai ka shfaqur klasin e tij duke shënuar gola.
Kjo ndodhi edhe në ndeshjen që Freiburgu e luajti kundër Bayernit, ku Mehmedi mposhti portën e Manuel Neuer për të barazuar rezultatin, e që më pas për Freiburgun shënon golin e dytë Nils Petersen duke siguruar fitoren ndaj ekipit më të mire gjerman, njofton “albinfo.ch”
Megjithatë ekipi i Freiburgut duket se ka ndarë mendjen që futbollistin e reprezentacionit zviceran ta “nxjerr” në shitje.
Por të menjëhershëm kanë qenë drejtuesit e klubit të Werden Bremenit të cilët po kërkojnë që sa më parë ta transferojnë lojtarin shqiptarë në klubin e tyre.
Albinfo.ch