Freiburg-u ka fituar ndeshjen kundër Munchen 1860 me rezultat bindës 5: 2. Fitues ishte futbollisti shqiptaro-zvicerane, Admir Mehmedi, i cili shënoi het-trick në gjysmën e dytë të ndeshjes.
Mehmedi në pjesën e dytë erdhi me një het-trick, duke shënuar në minutën e 59-të, 64-t dhe 89-të.
Ekipi i 23-vjeçarit u gjet në fillim në disavantazh, pasi shqiptari tjetër, Valdet Rama, e kaloi Munchenin në epërsi në minutën e 16-të.
Admir Mehmedi me het-trikun e tij e ka dërguar skuadrën në fazën tjetër të DFB Pokal.