Xhuxhi magjik Xherdan Shaqiri menjëherë dërgon një SMS për hir të sigurisë. Ai do të arrijë me vonesë në kampin e Zvicrës. Ekipi tashmë ka mbërritur në hotelin “Beaulac”, shkruan ‘Blick’.
Shaqiri i ka befasuar fansat e tij në “Instagram”, duke shpërndarë një foto dhe duke përdorur një shprehje filozofike. Shaqir filozofi. Por, ai nuk tregon as fotografinë ku e ka marrë, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti i Mainzit, Fabian Frei vje me mjekër, derisa trajneri i tij Martin Schmidt u shkarkua. Sidoqoftë, ai nuk dëshiron të komentojë shumë këtë.
Ndërkohë, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedi për herë të parë u bë baba. Djalin e tij e ka pagëzuar me emrin Noar më 10 maj. “Kam ndërruar vetëm dy herë pelenat”, thotë ai.
Valentin Stocker i Hertha Berlinit është i lënduar dhe ende nuk dihet nëse do të luajë. Ndërkohë, në Përfaqësuesen e Zvicrës janë edhe disa emra të rinj për dy ndeshjet e radhës. Në mesin e tyre edhe Florent Hadërgjonaj.