I futur në minutën e 62-të, Admir Mehmedi ishte protagonisti i barazimit mes klubit të tij Wolfsburg dhe Hertha Berlin në minutën e tretë shtesë. Ai festoi përpara tifozëve të VfL me djalin e tij Noar në duar, shkruan blick.ch.
“Ishte hera e parë, që djali im e kuptoi se unë shënoj gol,” tha krenarisht babai Admir, djali i të cilit tashmë ka 16 muaj. “Noar ishte poaq i gëzuar sa tifozët,” tha 27 vjeçari me origjinë nga Maqedonia.
Mehmedi është i shqetësuar që nuk arriti të marrë pjesë në Kupën e Botës, por tashmë ai kalon nëpër periudhë shumë të mirë dhe shpreson në gola tjerë.
I vogli Noar sigurisht do gëzohet me golat e babait të tij.