Për këtë edhe mediumi gjerman ‘Deichstube’ i ka kushtuar një artikull Milotit, pasi që po vlerësohet si një opsion mjaft i mirë për skuadrën e Bayernit, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij mediumi, Rashica është i shpejtë dhe i fortë, andaj të mbetet në Bremen është e pamundur.
Përveç Bayernit për Milotin janë të interesuara edhe disa klube të tjera ku një nga ta është Aston Villa.
Tarifa e këtij transferimi është diskutuar që mund të jetë rreth 40 milionë euro.