Borut Pahor, ish-president dhe ish-kryeministër i Sllovenisë, është kandidat potencial për të zëvendësuar Miroslav Lajçakun si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pahor, si kryeministër dhe po ashtu president i Sllovenisë, kishte qenë mbështetës i madh i procesit të zgjerimit. Bashkë me Kroacinë, ka nisur edhe disa iniciativa të përbashkëta për t’i ndihmuar vendet e rajonit të integrohen në BE.
Lajçak para katër vjetësh kishte nisur mandatin si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Mandati i ishte vazhduar disa herë. Ndërsa skadon në fund të muajit gusht. Lajçak është përzgjedhur të jetë ambasador i BE-së në Zvicër dhe atje duhet të nisë mandatin nga 1 shtatori.