Mirëpo, nga të ardhurat e biznesit “Tamedia” me mediat online në internet i ka kompensuar humbjet.
Në përgjithësi, për gjysmëviti shitjet kishin shënuar rritje 6 për qind, në 536.8 milionë franga.
Fitimi neto për “Tamedia” ka shënuar rënie për 19.4 për qind, në 54.7 milionë franga vitin e kaluar. Megjithatë ka regjistruar profit nga TV-të dhe radiot.
Ndërkohë, biznesi medial në internet i ka sjellë mbi 20 për qind profit nga shitjet koncernit “Tamedia”. Ndryshe nga një vit më parë, faqet e internetit të “Tamedias” i kanë sjellë të ardhura operative deri në14.8 milionë franga.
Sido që të jetë, dallimi i profitit në internet, megjithatë është ende më i ulët sesa mediat e shkruara që ofrohen falas për lexuesit, si “20 Minuten” ose “Sonntagszeitung”, por më e lartë se të përditshmet me pagesë, njofton “Tamedia”