Armando Broja është opsioni numër 1 për sulmin në Inter, nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit, sipas mediave italiane.
Sulmuesi 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare mund të kalojë në formën e huazimit pasi Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës, përcjell albinfo.ch.
Nëse nuk arrihet Broja, Interi do të tentojë sulmuesin e Manchester United, Antoni Marsial.