Situata në Kosovë po tensionohet dhe mund të eskalojë gjatë ditës së shtunë kur pritet edhe krijimi i asocacionit të komunave serbe, shkruan DPA. “Në Kosovë sundon frikë e madhe nga një dhunë e re.”
Pavarësia e Kosovës është njohur nga rreth 110 shtete, megjithatë Serbia mundohet që ta marrë atë pasi e quan si “zemra e Serbisë”, shkruan më tutje media gjermane.
Çfarë pritet të ndodhë të shtunën?
Presidenti serb ka apeluar të premten që bashkëkombasit e tij të “mos bien pre e provokimeve” dhe të reagojnë të qetë, pasi “Serbia do i mbrojë në çdo rast”. Të shtunën në mëngjes në Beograd do thirret Këshilli i Sigurimit, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka paralajmëruar serbët e Kosovës që të ruhen nga hapat e njëanshëm. Në rast se serbët veprojnë në këtë formë, forcat speciale mund të marshojnë drejt tyre.
Pas këtyre paralajmërimeve shumë automjete të KFOR-it janë nisur për në veri të Kosovës. Në KFOR ka mes tjerash edhe 800 ushtarë gjermanë.