Me 99 vota pro është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës.
Me të përfunduar seanca, kjo është bërë “Lajm i fundit” edhe nëpër mediat ndërkombëtare.
“Ligjvënësit kosovarë kanë votuar për shpërndarje të Parlamentit, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje muajin e kaluar”, shkruan Reuters.
“Deputetët kosovarë shpërndajnë Parlamentin, për të shtruar rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme”, shkruan titulli i AFP-së, përcjell Albinfo.ch.
