Të gjithë janë të lindur në Shqipëri, por këndojnë në Eurovizion me tre gjuhë të ndryshme, për tre shtete të ndryshme: Eugent Bushpepa në gjuhën amtare shqip, Eleni Foureira në anglisht për Qipron dhe Ermal Meta në italisht për atdheun e tij të ri.
Eleni Foureira (në Shqipëri mbante emrin Entela Fureraj), e njohur si Beyonce e Greqisë, tentoi dyherë pa sukses ta përfaqësojë Greqinë në Eurovizion, ndërsa tani përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.
Zemërim për shqiponjën dykrenore
Më pas media gjermane shkruan se largimi i shqiptarëve, mes tyre edhe dy artistëve, ka ndodhur pas komunizmit dhe gjithashtu nuk i ka ikur zemërimi i grekëve pas kryerjes së shqiponjës dykrenore mes Entela Fureraj dhe Eugent Bushpepa.
“Si shumë emigrantë shqiptarë në Greqi, ajo mori emrin grek dhe tentonte të shmangte vendin e saj të origjinës,” përcjell albinfo.ch. “Gjithçka që e kam arritur në jetë është falë punës dhe aktivitetit tim”, tha Eleni ndaj komenteve greke, se çfarë kërkon simboli i shqiptarëve në një eveniment ku ajo ka shkuar me paratë greke.
Një ëndërr italiane
Gjithashtu edhe këngëtari Ermal Meta duheshte të punonte tepër për suksesin e tij. Ngjashëm si Eleni ai korri suksese të jashtëzakonshme në skenën e atdheut të ri, për të arritur deri te fitorja e San Remos me këngën “Non mi avete fatto niente” në 2017. Në 2016 mori vendin e tretë.
Në fund “DW” shkruan për “rokerin e suksesshëm nga Tirana”, Eugent Bushpepa i cili përfaqëson Shqipërinë më këngën “Mall”. “Kënga e tij mbase tingëllon më pak rock sesa këngët e Guns N’Roses, por nga tatutë të gjithë komentuesit dhe shiquesit kanë mbetur të kënaqur.