Me 245 vota të vlefshme (shumica absolute e vendosur në 123 vota), Alain Berset fitoi 126 vota, duke mundur socialistin dhe shokun e tij, Pierre-Yves Maillard, i cili fitoi 63 vota, si dhe kundërshtarin e tij, Jean-François Rime, i cili fitoi vetëm 54 vota.
Më këtë zgjedhje Alain Berset bëhet i katërti Këshilltar federal nga Friburgu.
I lindur në Friburg në vitin 1972, Alain Berset ka studiuar shkencat politike dhe ekonomike në Universitetin e Neuchâtel-it.