Rruga më e mirë për t`i shpëtuar varfërisë në pleqëri është zgjatja e stazhit të punës, shkruan në një raport të saj OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).
Në të vërtetë, shtyrja e moshës për pensionim dhe përmirësimi i kushteve për siguruesit privatë të pleqësisë janë parakushte për luftimin e varfërisë së pleqërisë.
Për faktin se mosha mesatare e njerëzve edhe në të ardhmen pritet të jetë më e lartë, qeveritë, sipas OECD-së, janë të shtrënguara që të marrin masa për stabilizimin e sistemit të pensioneve. Në këtë kontekst, ato do të detyrohen të marrin edhe vendime jopopullore.
OECD rekomandon se më së miri është që mosha e pensionimit t`i përshtatet në vazhdimësi shtimit të jetëgjatësisë së njerëzve.