Një veturë e vogël është përplasur drejtë në dyert e një stacioni të policisë në Yverdon të Zvicrës. Nuk raportohet për të lënduar. Për të aksidentuarin thuhet të ketë probleme mendore.
Shkolla e Inxhinierisë dhe Menaxhimit në Kantonin Vaud në Yverdon po shënonte të premten,ditën e derës së hapur. Personi i aksidentuar e kishte kuptuar tekstualisht kuptimin e kësaj fjale. Sipas 20min, shoferi dy herë kishte tentuar të hynte me veturën e tij në stacionin policor të Yverdonit. Stacioni i policisë ishte vendosur në të njëjtën ndërtesë.
“Makina është ndalur në dyert e policisë me një shpejtësi prej rreth 50 km në orë”, kanë njoftuar dëshmitarët e rastit.
“Shoferi ishte përplasur direkt ne dyert e përparme të stacionit policor ”, raportojnë zyrtarët policor.
Pastaj bëhet e ditur se ai kishte kthyer mbrapa veturën për të provuar për herë të dytë në dyert e policisë.