Platforma “Sofascore” ka publikuar 11-shen më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, ku janë dy futbollistë shqiptarë, të cilët janë vlerësuar për performancat e tyre të jashtëzakonshme.
Xherdan Shaqiri, ka qenë protagonist i xhiros pasi shënoi një hat-trik fantastik kundër Cyrihut dhe regjistroi edhe një asist, duke u shpallur lojtari më i vlerësuar i javës. Shaqiri mori notën maksimale 10, duke konfirmuar dominimin e tij në fushë, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtin formacion është përfshirë edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, i cili spikati me pritjet vendimtare dhe ndikimin e tij të madh në rezultatin e ekipit. Ai u vlerësua me notën 8.7, duke dëshmuar formën e shkëlqyer të tij.