Skip to content

Më shumë të papunë në Zvicër

226 mijë njerëz ishin të papunë në tremujorin e parë të këtij viti. Do të thotë, 11 mijë më shumë se vitin e kaluar

 Nga ana tjetër, janë regjistruar rreth 4.8 milionë punëtorë në tremujorin e parë të vitit në Zvicër. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të një ankete të fuqisë punëtore nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). 

Statistikat thuhet të jetë në kundërshtim me trendin në BE-së. Numri i të papunëve është rritur në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2014. Pjesa e të papunëve është rritur brenda një viti. Sipas përcaktimit të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO) është rritur nga 4.6 deri 4.8 për qind.

Ndërkohë në vendet e Eurozonës shkalla e papunësisë ka shënuar rënie në tre muajt e parë të 2014-ës. Në BE ky raport ka shënuar  rënie nga 11.4 në 11.0 për qind. Megjithatë, shifrat tregojnë gjithashtu se Zvicra është pozicionuar shumë mirë në krahasim ndërkombëtar.

Nga 4.8 milionë punëtorë numri i atyre me pasaportë zvicerane ka mbetur praktikisht i pandryshuar, derisa numri i punëtorëve të huaj ishte rritur për 3.9 për qind