Mbi 150 mijë të huaj mbërritën në Zvicër gjatë vitit 2015. Sipas të dhënave të fundit, rreth 60 për qind e tyre janë larguar nga vendi brenda dhjetë viteve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Tendencat ndryshojnë sipas kombësisë: shtetasit nga Amerika e Veriut shënojnë normën më të lartë të ri-emigrimit, me mbi 80 për qind të atyre që u vendosën në Zvicër në vitin 2015 dhe që kishin braktisur vendin deri në fund të vitit 2024. Në krahasim, shtetasit e vendeve të tjera të treta kanë një normë më të ulët largimi, pak mbi 50 për qind.
Megjithatë, statistikat tregojnë edhe një tjetër fenomen interesant: rreth 40 për qind e personave – si zviceranë, ashtu edhe të huaj – që largohen nga Zvicra, rikthehen sërish brenda dekadës pas largimit.