Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë janë shtuar këtë të diel.
Në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë udhëtarët që duan të hyjnë në Kosovë duhet të presin deri në dy orë e gjysmë, kolona ka arritur në 2 kilometra.
Në Merdar pritjet në hyrje janë deri në dy orë, derisa kolona është 1 kilometër, sipas Qendër Kombëtare të Menaxhimit Kufitar.
Derisa në pikat e tjera kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, përcjell albinfo.ch.