Deri në fund të korrikut, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), kanë qenë 21.900 vizita te mjeku për shkak të rriqrave.
Vitin e kaluar BAG kishte raportuar rreth 14.300 vizita mjekësore.
Numri i sëmundjeve për shkak të rriqrave është rritur, duke sjellë deri në fund të korrikut 8400 raste të sëmundjeve akute Lyme. Bëhet fjalë për më shumë se në vitin e kaluar, kur ishin regjistruar 5.300 raste.
Sëmundjet më të shpeshta të shkaktuara nga pickimi i rriqrave janë Lyme dhe encefaliti TBE. Kundër kësaj të fundit është e mundur vaksinimi, por jo edhe kundër sëmundjes Lyme.