Në vitin 2023, qentë e Cyrihut kafshuan dukshëm më shumë njerëz, sesa një vit më parë, përcjell abinfo.ch.
Në total, 24 për qind më shumë kafshime qensh u raportuan në kanton.
Zyra veterinare numëroi 1,661 raporte, krahasuar me 1,356 raste në vitin 2022. Numri mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa pickime mund të mos raportohen.
Megjithatë, arsyeja e rritjes së incidenteve mbetet e paqartë.