Skip to content

Më shumë inflacion në Eurozonë

Inflacioni në Eurozonë ka regjistruar përshpejtimin minimal në nëntor, në krahasim me muajin tetor, sipas vlerësimeve paraprake të zyrës statistikore evropiane “Eurostat”. Rritja mujore e çmimeve të konsumit është përshpejtuar në 0.6%, krahasuar me 0.5% në tetor, sipas të dhënave paraprake. Kontributin më të madh të inflacionit në Eurozonë në nëntor e kanë çmimet e […]

Inflacioni në Eurozonë ka regjistruar përshpejtimin minimal në nëntor, në krahasim me muajin tetor, sipas vlerësimeve paraprake të zyrës statistikore evropiane “Eurostat”.

Rritja mujore e çmimeve të konsumit është përshpejtuar në 0.6%, krahasuar me 0.5% në tetor, sipas të dhënave paraprake.

Kontributin më të madh të inflacionit në Eurozonë në nëntor e kanë çmimet e shërbimeve, të cilat raportuan rritje prej 1.1%, sipas vlerësimeve të “Eurostat”, përcjell albinfo.ch.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, pijeve alkoolike, duhanit dhe produkteve të duhanit përshpejtuan në 0.7% krahasuar me 0.4% në tetor, ndërsa mallrat jo të energjisë industriale kanë mbetur stabile në vlerë prej 0.3%.

Vetëm çmimet e energjisë kanë shënuar rënie në nëntor, sipas vlerësimeve paraprake të “Eurostat”.