Nga 1 janari 2025 konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur të duan, dhe jo vetëm një herë në vit, në nëntor, siç ndodh aktualisht.
Këshilli Federal njoftoi këtë ndryshim të mërkurën, duke shpjeguar se sistemi i ri do t’u lejojë personave të siguruar “të përfitojnë nga fleksibiliteti më i madh”.
Ata do të jenë në gjendje të zgjedhin gjatë vitit për një lloj tjetër sigurimi – për sa kohë që qëndrojnë me të njëjtin ofrues.
“Ky ndryshim është veçanërisht i përshtatshëm për njerëzit, mjetet financiare të të cilëve kanë ndryshuar dhe që kërkojnë të ulin barrën e primeve të tyre”, pa pritur fundin e vitit për ta bërë këtë.
Megjithatë, nuk do të jetë ende e mundur të bashkohet me një tjetër sigurues gjatë vitit.