122 milionë njerëz në Evropë në vitin 2014 kanë qenë të rrezikuar nga varfëria. Kjo është katër milionë më shumë se katër vjet më parë, thonë të dhënat e agjencisë statistikore evropiane Eurostat.
Në shumë vende pabarazitë sociale janë rritur që nga anketa e fundit, si në Greqi ose Spanjë. Arsyeja është kryesisht gjendja e dobët ekonomike e vendeve dhe papunësia, shkruan agjencia e lajmeve DPA, përcjell albinfo.ch. Më së paku ekziston rreziku i varfërisë në Evropë për islandezë.
BE-ja ka vënë një qëllim për të zvogëluar numrin e njerëzve në rrezik nga varfëria deri në vitin 2020.