Në rrugët zvicerane tashmë qarkullojnë rreth 25.000 biçikleta elektrike ndërsa një rritje në shitje të këtyre modeleve është shënuar në Gjermani dhe Holandë. E-Bikes kanë një motor, i cili lehtëson lëvizjen e pedaleve në raste urgjente.
Posta gjermane për të lehtësuar punën e postierëve në flotën e saj ka në dispozicion 6200 biçikleta elektrike..
Në Kinë përdoren rreth 10 milionë biçikleta me motor. Përdorimi i tyre po zgjerohet edhe në Evropë, por në Shtetet e Bashkuara nuk është “zbuluar” ende biçikleta e tillë. Arsyeja është sepse në Amerikë biçikletat elektrike trajtohet si motoçikletë.