Puna nuk të mbron nga varfëria, madje kjo ndodh edhe në Zvicër. Për një numër të konsiderueshëm, të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar jetesën e tyre, pavarësisht punësimit të plotë, shkruan albinfo.ch.
Zyra Federale e Statistikave (BfS) i quan këta persona “të varfër të punës”, shkruajnë mediat zvicerane.
Në Zvicër, janë 140,000 burra dhe gra që janë të varfër, pavarësisht nga puna e tyre.
Për këtë arsye, 49.000 fëmijë jetojnë në familjet e varfra dhe janë të prekur nga kjo situatë e varfërisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në total, 615,000 njerëz të popullsisë zvicerane jetojnë nën vijën e varfërisë. Pa mbështetjen e institucioneve shtetërore apo private, Zvicra madje numëronte edhe 700.000 njerëz nën kufirin e varfërisë.
Në vitin 2010, ishin 120,000 punëtorë në Zvicër që punonin dhe ishin të varfër.
Në vitin 2012, kjo shifër ishte 130,000. Më 2016, 140,000 njerëz u prekën nga varfëria në punë ose 3,8% të fuqisë punëtore.
Në vitin 2016, 290,000 njerëz ishin në rrezik të varfërisë, pavarësisht punës ose 7,8% të fuqisë punëtore.