Numri i bujtjeve gjatë vitit 2012 ka shënuar rënie për 2 qind në 34.8 milionë turistë. Besnikë mbeten mysafirët nga Zvicra
Gjatë dhjetorit numri i bujtjeve në Zvicër për shkak të stinës së dimrit ka shënuar megjithatë një rritje prej 5.3, ka bërë të ditur Zyra Federale të Statistikave (BFS). Shkurti është muaji i tretë me radhë në rritje me turistë.
-3.4 për qind më pak turistë është mbyllur viti 2012 me 0.7 për qind të rënies së regjistruar në gjashtëmujorin e dytë të vitit dhe pas rënies në fillim të muajve të parë të vitit.
Përfaqësues të Shoqatës së Turizmit në Zvicër dhe Shoqatës së hoteleve zvicerane u paraqiten të martën në një konferencë me gazetar në Cyrih për të treguar mirënjohje për vizitorët besnikë të vendit.
Ndërsa për turistet e huaj janë pakuar për 3.3 për qind në Zvicër. Bëhet fjalë kryesisht për turistë nga Eurozona (-9% ) nga Gjermania (-11 %) dhe Holanda (-14 %).
Megjithatë, numri i vizitave nëpër hotelet zvicerane është rritur pak.
Më shumë vizitorë erdhën nga Azia (12 për qind), sidomos nga Kina (25 për qind) dhe Shtetet e Gjirit (24 për qind). Edhe nga SHBA është rritur numri i turistëve për 2.2 për qind.
Nga 13 rajonet turistike të Zvicrës është regjistruar rënie e bujtjeve në 9 prej tyre. Rënia më madhe është regjistruar në Graubünden me -5.6 për qind, ndërsa në rajonin e Cyrihut u rrit me 1.8 për qind.