Vitin e kaluar 216 persona kanë humbur jetën në rrugët e Zvicrës. Aq pak që nga viti 1945, njofton Zyra Federale për Rrugët.
Ka rënë numri i motoçiklistëve dhe këmbësorëve të aksidentuar për vdekje. Numri i shoferëve nuk ka ndryshuar, çiklistët e aksidentuar për vdekje ishin pothuajse të njëjtë.
Në kundërshtim me trendin është numri i aksidenteve me biçikleta me rrymë, informon më tej Zyra Federale.