Serbët e veriut kanë vazhduar të organizojnë barrikada në rrugë që shpien në vendkalimet kufitare Bërnjak e Jarinje, por numri i pjesëmarrësve në to ka qenë më o vogël sesa më herët. Nata ka qenë e qetë e pa incidente.
Automjeteve të KFOR-it u lejohet kalimi në të gjitha drejtimet nga veriu pos në Rudare ku në mes të rrugës është vëmë kryqi i madh në udhën që shpie nga Mitrovica për në Leposaviq.
Mediet njoftojnë se edhe pse kryetari serb Boris Tadiq i ka bindur udhëheqësit se serbëve të veriut që të heqin dorë nga barrikadat, kjo në praktikë ende nuk po ndodhë.