Sezoni i gripit 2020/2021 ka qenë shumë më pak i rëndë se ai i vitit të kaluar, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), transmeton albinfo.ch.
Numri i rasteve të raportuara ra nga rreth 350 për 100,000 banorë në kulmin e sezonit të gripit vitin e kaluar, në pak më shumë se 100 / 100,000 më 2021.
Autoritetet shëndetësore ia atribuojnë këtë rënie masave mbrojtëse dhe higjienike të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Larja e duarve, rregullat e distancës dhe mbajtja e maskave kanë ndihmuar kundër virusit të gripit”, tha infektiologu Philippe Eggimann, duke shtuar se “masat e kurorës parandaluan shumë vdekje nga gripi”. /Albinfo.ch